Ish-mbrojtësi i Tottenham Hotspur dhe së fundmi i Royal Antwerp, Toby Alderweireld ka komentuar fitoren e parë të skuadrës së tij në javën e parë kampionale në Belgjikë.
Royal Antwerp triumfoi 0:2 në udhëtim te KV Mechelen në xhiron e parë kampionale. Alderweireld la “gjurmë” në atë përballje duke asistuar te goli i parë.
Reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar disa fjalë për fitoren e parë, por duke treguar se ata fokusin e kanë te ndeshja e vështirë kundër Dritës në Prishtinë.
“Tre pikë, një portë e pastër dhe një asistim sot! Kjo është ajo që ne e quajmë një fillim perfekt. Fokusi kthehet në të enjten tani”, ka shkruar mbrojtësi, përcjell Demokracia.com.
Antwerp dhe Drita kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e parë në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërsa çështja e kualifikimit mbetet e hapur në Prishtinë.
Takimi i kthimit luhet të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Interesimi për këtë sfidë është shumë i lart dhe pritet të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit mijëra tifozë.