Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori amerikan, Alec Baldwin, ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në New Meksiko.
Policia në shtetin amerikan ka konfirmuar se Baldwin ka shkrepur armën, që përdoret në industrinë e filmit, gjatë xhirimeve.
Halyna Hutchins, gruaja që është vrarë, ka qenë duke punuar si drejtore e fotografisë.
Pasi rastit fatal, Baldwin ka folur për herë të parë në lidhje me këtë rast. Ai në postimin e bërë në Tëitter ka shkruar se është në kontakt me bashkëshortin e të ndjerës.
“Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai fillimisht.
“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht.”
“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, tha ai./Gazeta “Enigma“/