Ali Ahmeti i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe përkrahur nga bota demokratike.

“Lufta e popullit shqiptar, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë dhe e përkrahur ndërkombëtarisht. Paslufta ka sjellë shumë procese gjyqësore që e kanë vërtetuar këtë çiltërsi”,  ka shkruar ai.

Ahmeti e ka cilësuar të papranueshme që drejtësia për shqiptarët të bazohet në procese të cilat, sipas tij, ndikohen nga faktorë si Rusia dhe Serbia. Ai ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës që është thirrur nga organizatat që kanë dalë nga lufta e UÇK-së.

Protesta do të mbahet të mërkurën, më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Related Articles