Aliu: Do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtarë të adresave në 22 komuna të vendit

Aliu: Do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtarë të adresave në 22 komuna të vendit

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se ka filluar implementimi i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sot ka vizituar Komunën e Pejës për të parë nga afër afër implementimin e projektit në fjalë.

“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave”, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Projekti i ndërlidhjes së qytetarit me adresën zyrtare do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, përfshirë, por jo vetëm: Adresë unike për të gjitha shërbimet komunale, si pranimi i faturave për ujë dhe energji elektrike; Planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore, sa më afër qytetarëve; Organizim efektiv të çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale; Pranimin e dokumenteve në adresën tuaj dhe shumë përparësi të tjera”, u shpreh Aliu.

Related Articles