Aliu: Kontrata kolektive padrejtësia më e madhe që u është bërë komunave

Aliu: Kontrata kolektive padrejtësia më e madhe që u është bërë komunave

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kërkuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Ebert Krasniqi që të qartësohet përgjegjësia buxhetore e kontratës kolektive, duke shtuar se kjo kontratë është padrejtësia më e madhe që u është bërë komunave.

Aliu tha Kontrata Kolektive është sfidë për komunat e Kosovës, dhe kërkoi nga ministri që të bëhet një zgjidhje ku do të qartësohet përgjegjësia buxhetore.

“Me ministrin diskutuam edhe për kontratën kolektive dhe të merret përgjegjësia e qartë buxhetore mbi pengesat e zhvillimit të projekteve si pasojë e kësaj Kontrate Kolektive”, tha ai në konferencën për medie pas takimit me ministrin.

Ai po ashtu tha se edhe ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka qenë sfiduese për komunat.

“Sfida kryesore e kryetarëve të komunave ka qenë stabilitetit jo qeverisës, pasi për një mandat ne kemi ndërruar katër qeveri, po ashtu sfidë ka qenë edhe pandemia .Janë edhe çështjet tjerat që kanë të bëjnë me pronat dhe morë zotimin e ministrin që këto problematike të adresohen”, tha Aliu.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal th se sa i përket shqetësimin lidhur me kontratën kolektive tha se do të diskutojnë në qeveri për shikuar se si të zgjidhet kjo çështje.

“Jemi në ciklin e takimeve me kryetarët për tu informuar me kërkesat e komunave gjendjen e tyre, situatën me pandeminë. Pas pandemisë synojmë organizmin e një konference të donatorëve për komunat pas pandemisë. Kontrata kolektive do të diskutojmë në qeveri dhe të shohim se si ta zgjidhim këtë çështje sa më lehtë”, tha ai.

Related Articles