Aliu: Të ndryshohen ligjet, të shmangen procedurat që investitorët ta kenë më të lehtë

Aliu: Të ndryshohen ligjet, të shmangen procedurat që investitorët ta kenë më të lehtë

Organizata “EC Ma Ndryshe”, ka prezantuar hulumtimin “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak”, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, me këtë rast tha se duhet të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të shmangen procedurat dhe investitorëve tu mundësohet qasje më lehtë.

Për ndryshime në legjislacionin e planifikimit hapësinor ai tha se duhet angazhim i të gjithëve, duke shtuar se planet paraprake nuk kanë qenë mirë të hartuara.

“Duhet të ketë ndryshimi të ligjeve që të shmangim procedurat që investitorët të kenë mundësi më të lehta për të investuar. Kush e ka bërë reformën. A kanë qenë të përfshira institucionet ministria, jo. Kanë qenë vetëm vrojtues. Origjina e këtij ligji është e dyshimtë. Nuk ka kredibilitet në vendin tonë. Na kemi gabuar rëndë atëherë”.

“Na kemi Institut të planifikimit por nuk ka pasur mundësi të ndikimit në këtë ligj. Kujt duhet t’i besojmë daljen nga kjo situatë. Mendoj që çka kemi para nesh duhet të bëjmë punë, të dhënat, hulumtimet dhe me ndërtuar një autoritet për dalje nga kjo situatë. Harta zonale është më tepër sesa plani rregullues dikur. Nuk ka qenë i mirë plani zhvillimor urban”.

“Unë kam qenë kundër Ligjit të ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. Për me kthyer duhet hulumtim bazë dhe sa më shumë takime. Është çështja numër një e planifikimit. Ku do t’i marrim paratë për shpronësimin e tokave. Do ta ndryshojmë ligjin e që duhet me u bë patjetër”.

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, deputetja Albena Reshitaj, tha se ka munduar përkushtimi politik sa i përket planifikimit hapësinor.

Sipas saj, pa një presion shoqëror përmes ekspertëve është e vështirë një vetëdijesim institucional, raporton EO.

“Duhet të kuptojmë që ka mungua përkushtimi politik. Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë sepse ngërthen çështje të rëndësishme. Nga ky takim të ngritet zëri për rëndësinë që ka planifikimi hapësinor dhe për ngecjet që ka. Pa një presion shoqëror përmes ekspertëve është e vështirë një vetëdijesim institucional”.

“Është kontribuar edhe në degradim të mjedisit. Mendoj që nuk po tregojmë memorie kolektive institucionale. Ka shumë ngecje dhe nevojitet llogaridhënie”./Gazeta Enigma/

Related Articles