Almedin Murati është përforcimi më i ri tek Arbëria

Almedin Murati është përforcimi më i ri tek Arbëria

Arbëria po vazhdon me transferime duke përforcuar e skuadrën. Së fundmi klubi ka shtuar në radhët e veta edhe qendër-sulmuesin Almedin Murati.

Murati sezonin e kaluar ishte pjesë e Ulpianës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e shumë skuadrave të Superligës dhe Ligës së Parë. Lajmin për transferimin e Muratit e ka bërë të ditur vetë klubi i Arbërisë përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook. Arbëria ka qenë aktive këtë afat kalimtar, ku kërkon rikthimin në Superligë.

Related Articles