Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen në mënyrë që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi
“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash, ju lutemi lëreni politikën anash e bashkëpunoni për t’u siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” , thuhet në njoftimin e ambasadës.