Ambasada britanike mbështet aksionin e djeshëm për luftim të kontrabandës

Ambasada britanike mbështet aksionin e djeshëm për luftim të kontrabandës

Aksioni i djeshëm i instituticioneve të Kosovës për kontrabandim të mallrave ka ngjallur reagime dhe tensione në vend, raporton Gazeta Enigma.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe ambasada britanike në Kosovë, e cila ka shperhur mbështetje për aksionin e djeshëm në disa komuna për ndaljen e kontrabandës me mallra dhe krimit të organizuar.

Përmes një shkrimi në Facebook thuhet se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e mbështesin Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

Sipas ambasadës, përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimi i retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje midis komuniteteve në Kosovë.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles