Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes, Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë ajo më 31 janar.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses së Ambasadës amerikane, Katherine Judd, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”.

Related Articles