Kombëtarja e Zvicrës do të jetë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të futbollit, pasi mposhti Francën, shkruan Sinjali Sport.
Kjo falë asistit të futbollistit me origjinë nga Kosova, Granit Xhakës, që ishte kyç për golin e tretë të helvetëve, ku shënoi Mario Gavranovic.
Xhaka mbrëmë u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Për këtë fitore historike të Zvicrës, sot ka shkruar edhe ambasada zvicerane në Kosovë.
Zvicra ka falënderuar Kosovën për mbështetjen, derisa është shprehur krenare për diversitetin e saj.
“Zvicra është krenare për larminë e saj! Rezultatet më të mira në një Kampionat Evropian për Zvicrën ndonjëherë! UEFA vlerëson Granit Xhaka, njeriun e ndeshjes. Faleminderit Kosovë për mbështetjen tuaj”, thuhet në postimin e kësaj ambasade.