Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është shprehur shumë i zhgënjyer me mosmiratimin e Kodit të ri Civil, i cili do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.
Abbott ka shkruar në Twitter se është me rëndësi që gjuha në Kodin Civil dhe në debat, t’i respektojë të drejtat e të gjithë njerëzve.
“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”, shkroi Abbott. /Gazeta Enigma/.
Të mërkurën dështoi të miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektkodi Civil i cili do t’i hapte rrugë martesave mes personave të së njëjtës gjini. /Gazeta Enigma/.