Ambasadori britanik viziton Ademin, i ofron mbështetje në rrugën drejt licencimit të FFK-së

Ambasadori britanik viziton Ademin, i ofron mbështetje në rrugën drejt licencimit të FFK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

Abbott me anë të llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se çështje e diskutimit në këtë takim ka qenë licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ambasadori britanik në Prishtinë i ka ofruar mbështetje të plotë Ademit në rrugën drejt licencimit të FFK-së.

Abbott ka theksuar se mezi pret të festoj sukseset e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

POSTIMI I PLOTË:

Sot kam takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi. Diskutuam për licencimin e Federatës së Futbollit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një hap i rëndësishëm që Kosova të vazhdojë progresin dhe konkurrencën e saj në arenën ndërkombëtare.

Ne ramë dakord që Federata të mbetet e pavarur nga politika dhe të plotësojë të gjitha kriteret për të marrë licencën. I ofrova mbështetjen time të plotë Presidentit dhe FFK-së në këtë rrugë.

Si tifoz i futbollit të Kosovës, do të vazhdoj të mbështes Kombëtaren e Kosovës dhe mezi pres të festoj sukseset e saj në arenën ndërkombëtare.

Related Articles