Ambasadori Doli: Ambasada e Kosovës gjithmonë i ndjek me kujdes gjykimet në Hagë

Ambasadori Doli: Ambasada e Kosovës gjithmonë i ndjek me kujdes gjykimet në Hagë

Ndryshe prej herëve të tjera, sot i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UCK-së në Hagë do të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, raporton Gazeta Enigma.

Para hyrjes në objekti, ai u deklarua shkurt për media ku theksoi se si ambasador, kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje, marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.

“Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen… I përcjellim çdo herë, ose online ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.

Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në ambasadë.

“Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është ambasada  e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye”.

Related Articles