Ambasadori francez kërkon nga Qeveria të mos i surprizojë, thekson nevojën e koordinimit me aleatët

Ambasadori francez kërkon nga Qeveria të mos i surprizojë, thekson nevojën e koordinimit me aleatët

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjen e koordinimit të autoriteteve kosovare me aleatët.

Ai tha se koordinim do të thotë që Kosova të mos i zë në befasi shtetet mike siç janë Franca, Gjermania e shtetet tjera lidhur me vendimet që merr.

“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata. Ka të bëjë me atë që të  bisedoni paraprakisht, do të mundoheni të ulni apo zvogëloni  fushëveprimet e dallimeve, kështu e nënkuptojmë koordinimin.

Është po ashtu për njoftim shumë më parë me institucionet e BE-së, që quhet EULEX-in, që po bën punë të rëndësishme, bashkë me Policinë dhe KFOR-in që janë  përgjegjëse për të siguruar mjedisin e sigurt për të gjithë.

Ka një vështirësi, nëse këto dy misione që luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë edhe nëse ato befasohen. Këtë e nënkupton koordinimi”, tha ai në Debat Plus.

Related Articles