Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan, duke thënë se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë.
“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde.
Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe vetë misioni i EULEX-it, si dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.