Ambasadori gjerman reagon pasi ish-gjyqtari i EULEX-it raportoi para Kuvendit të Kosovës

Ambasadori gjerman reagon pasi ish-gjyqtari i EULEX-it raportoi para Kuvendit të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç thotë ai kampanjën dezinformuese të Simmons, raporton Gazeta “Enigma”.

Rohde ka mbështetur reagimin e EULEX-it duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmons.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se gjatë raportimit të tij, Simmons ka thënë se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës. Sipas tij, EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste.

Simmos ka thënë gjatë deklaratës së tij se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishin rastet e njohura si Kleçka dhe Drenica 1 dhe 2 – ku kanë qenë të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – janë parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë/Gazeta Enigma.

Related Articles