Ambasadori gjerman ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

Ambasadori gjerman ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani.

Rohde tha se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës rregullores specifike gjermane për fushatën atje.

Ai theksoi se sipas legjislacionit gjerman, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar diplomati gjerman.

Related Articles