Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha sot në Nish se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë që ushtria serbe të kthehen në Kosovë, por që çështja e Kosovës mbetet politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike.
Hill theksoi se ai nuk e sheh mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake, shkruan portali serb Nova.rs.
“Ajo që duhet të bëjmë është të qetësojmë situatën, të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë dhe në mënyrë që njerëzit që jetojnë atje të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen. Kjo mund të arrihet përmes zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Hill.
Të martën, diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Esobar dhe se e kundërshtojnë kategorikisht këtë kërkesë të Vuçiqit.
“Ne e kundërshtojmë kategorikisht këtë. E hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim fare. Dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë”, tha ai.