Ambasadori i BE-së, Orav takohet me ministrin Peci, flasin për politikat për zhvillimin e bujqësisë

Ambasadori i BE-së, Orav takohet me ministrin Peci, flasin për politikat për zhvillimin e bujqësisë

Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, raporton Gazetqa Enigma.

Ai bëri të ditur në rrjetin social “X”, se me Pecin ka shkëmbyer mendime mbi bujqësinë e zhvillimin rural.

“Fillova javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Kemi shkëmbyer mendime mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare – fusha që janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav. / Gazeta Enigma.

Related Articles