Ambasadori i Gjermanisë, Rohde i drejtohet qeverisë: Dëgjoni miqtë tuaj

Ambasadori i Gjermanisë, Rohde i drejtohet qeverisë: Dëgjoni miqtë tuaj

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për masat e marra nga BE-ja dhe këshillat që ai ka për Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që të ulet dhe të flas për masa negative, teksa me sarkazmë tha se “më me qejf do të kisha folur për Ligën e Kampionëve”.

“Por mesazhi i kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, por edhe mesazhi ynë, është dëgjoni miqtë tuaj dhe që nga 3 qershori nuk e kemi pranuar përgjigjen, për të cilën kemi shpresuar që është shtensionim dhe pastaj mund të kthehemi në fotografinë e madhe”, tha Rohde në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se 27 vendet anëtare të BE-së, nuk janë vetëm BE-ja, por sipas tij, ata janë fiqinjët duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk mund ta imagjinoj se një izolim thuajse i plotë është izolim i shkëlqyeshëm dhe ky është mesazhi ynë. Ju lutem dëgjoni miqtë tuaj, kthehuni që t’i implementojmë marrëveshjet që janë rruga drejt normalizimit”, tha Rohde.

Related Articles