Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Në fund do ta kemi Asociacionin

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Në fund do ta kemi Asociacionin

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, së fundi ka thënë se serbët që jetojnë në komunat veriore duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është çështje që së bashku evropianët dhe amerikanët janë duke u marrë me të, dhe megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do ta kemi Asociacionin”, ka thënë Hill për Kossev.

Hill ka përmendur edhe procesin zgjedhor në katër komunat veriore, ku ka shtuar se nuk pret të kenë ndikim në periudha afatgjata.

“Për mua është me rëndësi që të fokusohemi dhe ta tejkalojmë këtë dhe të bëhet Asociacioni”.

Related Articles