Vela për Bërnabiqin: Fikus politik i Vuçiqit e cila vepron si kryeministre e Serbisë

Vela për Bërnabiqin: Fikus politik i Vuçiqit e cila vepron si kryeministre e Serbisë

Blerim Vela, shefi i kabinetes së presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ishte munduar që të ndërhyjë në zgjedhjet që po mbahen në veri, duke shtuar se ky shtet e pati të pamundur këtë dhe thotë se tani liderët atje janë duke bërë sulme qesharake.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, i ka komentuar deklaratat e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila i ka akuzuar ndërkombëtarët për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Mbreti i çmendur Vuçiqit ka një numër të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë fikus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan, ata janë të zhveshur dhe po bëjnë sulme qesharake!”, ka thënë Vela.

Related Articles