Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK ka organizuar pritje përurimi, ku zyrtarë të shumtë kanë ardhur për vizitë.
Myftiu Tërnava, gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.