Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, u ka uruar suksese atletëve të Kosovës dhe atyre të Izraelit, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
”Koha për medalje të reja për sportistët e Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës. Sukses ekipit të Izraelit dhe ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka shkruar ambasadorja në një postim në X.
Time for new medals for the athletes of the State of #Israel and the Republic of #Kosova.
Good luck to #TeamIsrael and #TeamKosova at the #Paris2024 Olympic Games!
🇮🇱🇽🇰#TeamISR #TeamKOS #Olympic pic.twitter.com/rtHYcCaI2R— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) July 23, 2024
Kosova do të përfaqësohet nga nëntë atletë në katër sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, të cilat do të mbahen prej 26 korrikut deri më 11 gusht në kryeqytetin francez.
Ekipi olimpik i Kosovës mbizotërohet nga sporti i xhudos si zakonisht, pasi pesë xhudistë janë pjesë e ekipit, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.