Jo rrallë herë shohim ambulanca nëpër rrugët e Kosovës, mjete këto të cilat mbajnë targa të serbisë.
Të njëjtat, shpeshherë janë parë edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë, që funksionon si spital serb.
Lidhur me përdorimin e tyre, shpeshherë janë ngjallë mëdyshje nëse është i ligjshëm ose jo.
Lidhur me këtë, janë dërguar pyetje në adresën e Ministrisë së Puënve të Brenshme, të cilët kompetencat ia hodhën kolegëve të tyre në ministrinë e Shëndetësë e të Punëve të Jashtme, njofton Dukagjini, përcjellë Gazeta Enigma.
“Lidhur me lejet e veçanta, duhet të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë, përndryshe marrëveshja për njohjen reciproke të targave të vetura mes dy vendeve është duke u zbatuar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Pyetje lidhur me këtë çështje janë nisur edhe në drejtim të këtyre dy ministrive, me ç’rast ajo e Shëndetësisë tha se është përgjegjësi e MPB-së, ndërsa MPJ, nuk ktheu përgjigjje deri në publikimin e këtij lajmi.
“Qarkullimi i veturave rregullohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, prandaj lidhur me çështjen e ngritur nga ana e juaj, për përgjigje luteni që t’i drejtoheni organeve kompetente”, thuhet në përgjigjen e MSH-së..
Por a kanë drejt të qarkullojnënë Kosovë, në bazë të ligjeve në fuqi?
Detaje ka ndarë avokati, Asdren Bytyqi.
“Nuk ka asnjë ligj të veçantë i cili e përcakton konfiskimin e automjeteve këtë rast edhe ambulancave të cilat veprojnë në përputhje me rregullat e përgjithshme të komunikacionit në Kosovë, pra ato janë të regjistruara në një vend të huaj kanë afat të regjistrimit dhe kryejnë funksione të caktuara”, tha ai.
Ligj që i ndalon nuk ka, por as që i lejon, andaj Bytyqi tregon se si veprohet në këto raste.
“Është një rregull në të drejtën, që gjithçka çka nuk është e ndaluar është e lejuar, përderisa nuk ka ndonjë ligj të posaçshëm që parasheh, kufizimin e tyre në komunikacion, të njëjtat mund të lëvizin lirshëm”, vijoi ai.
Por përveç ambulancave me targa të Serbisë, që gjenden kryesisht në komunat që ka qytetarë me shumicë serbe, andej pari ka edhe ambulanca të cilat kanë targa të Kosovës. /Gazeta Engima