Amerika dhe Anglia ndahen miqësisht në Botërorin e Katarit

Amerika dhe Anglia ndahen miqësisht në Botërorin e Katarit

Përballja e Anglisë dhe Amerikës në kuadër të Grupit B në Kampionatin Botëror “Katar 2022” nuk ka dhënë fitues.

Sfida është mbyllur pa gola 0:0 pavarësisht lojës së bukur dhe disa rasteve të mira të krijuara.

Pas dy ndeshjeve në fazën e Grupeve, Anglia është e para me 4 pikë ndërsa kjo është pika e dytë e SHBA-ve në Botëror.

Në ndeshjen e fundit Amerika ndeshet me Iranin dhe ka gjasa të mira të vazhdojë tutje ndërsa Anglia përballet me Uellsin që ka tri pikë dhe është i fundit në tabelë.

Related Articles