Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë absolutisht të përkushtuara për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rëndë dakord duhet të zbatohet. Kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që Marrëveshja e mëparshme duhet të zbatohet, ku pjesë është marrëveshja franko-gjermane”,tha Hill.
Ndërsa kur është pyetur për Marrëveshjen e Washington-it, Hill tha se nuk dëshiron ta anashkalojë atë dhe se ishte e rëndësishme, sepse sipas tij është përkushtim që ekonomia të cilën siguron Prishtina dhe Beogradi mund të zgjidhin disa çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve në teren.
Ndryshe Kosovës vazhdimisht i është kërkuar formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Albin Kurti, theksoi se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së, por se paraprakisht janë disa pyetje të cilat duhet parashtruar në Bruksel.
Gjatë seancës së kaluar plenare, Kurti ka rreshtuar gjashtë kushte që sipas tij duhet plotësuar paraprakisht në mënyrë që të formohet Asociacioni.