Amir Rrahmani deri në tre javë jashtë fushës, në dyshime për dy ndeshjet e Kosovës

Amir Rrahmani deri në tre javë jashtë fushës, në dyshime për dy ndeshjet e Kosovës

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka lënduar muskulin e këmbës së majtë në fitoren ndaj Brages.

Rrahmani zhvilloi vetëm 13 minuta në ndeshjen e djeshme ndaj Bragas, ku pastaj u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi.

Napoli përmes një komunikate zyrtare njoftoi se kosovari ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë.

“Amir Rrahmani, që ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Gragas, ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë”, shkruhet në komunikatë.

Në ditët e ardhshme, Rrahmani do të vazhdojë me ekzaminimet e tjera dhe do të fillojë punën që të shërohet sa më parë.

Mediat italiane raportojnë se lojtari më shumë gjasë do të jetë jashtë fushës për dy apo tre javë, që nënkupton se ekziston mundësia të mos vjen te Kosova për dy ndeshjet e tetorit.

“Dardanët” mund të thuhet se janë të eliminuar në kualifikueset për Kampionatin Evropian, ku në tetor do të zhvillojnë dy përballje, fillimisht ndaj Andorrës në udhëtim më 12 tetor, kurse tre ditë më vonë e pret Izraelin.

Related Articles