Ana Bërnabiq, kryetarja e re e Kuvendit të Serbisë – opozita me një mori kritikash

Ana Bërnabiq, kryetarja e re e Kuvendit të Serbisë – opozita me një mori kritikash

Ana Bërnabiq është zgjedhur sot kryetare e Kuvendit të Serbisë me 153 vota pro dhe pesë kundër.

Përfaqësuesi i autorizuar i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, Vladimir Orliq, gjatë diskutimit tha se e propozuan Bërnabiqin për kryetare të Kuvendit sepse janë krenarë për punën e saj që bëri gjatë tre mandateve të saj si kryeministre.

Ndërkaq, opozita ishte kritike ndaj saj, duke ia përmendur vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit, shkruan N1.

Bërnabiq, ndërkaq, tha se opozita ka kërkuar nga Parlamenti Evropian “të shfuqizojë sovranitetin e Serbisë dhe Kuvendit”. Ajo tha se Parlamenti Evropian nuk do të jetë mbi parlamentin serb.

“Nuk ju mjaftoi një rezolutë e PE-së, të cilën e sollët vetë dhe e cila kërkon heqjen e sovranitetit të Serbisë, që PE-ja të mund të pezullojë ligjet tona. Dhe, nuk ju mjaftoi ai turp, po na kërcënoni me një rezoluta e re e PE”, tha Bërnabiq.

Related Articles