Komuna dorëzohet, e hap për vetura sheshin “Xhorxh Bush” 

Komuna dorëzohet, e hap për vetura sheshin “Xhorxh Bush” 

Të enjten mos ja mësyni të shëtisni në këmbë në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Aty, nga mëngjesi i 21 marsit, do të kalohet me vetura, rrugë kjo të cilën komuna e Prishtinës e pati bllokuar për qarkullimin e automjeteve duke e shndërruar në shesh për këmbësorë, raporton Kiks Kosova.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, i cili tha se ky është një vendim i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Sipas tij, mundësia e kalimit me automjete do të zgjasë derisa të nisin punimet e sheshit.

Brestovci ka bërë të ditur se së shpejti do të zgjerohet edhe hyrja e dytë e parkingut nëntokësor, çka sipas tij do të eliminojë një problematikë të kamotshme.

E për parkingun nëntokësor e bllokimin e rrugëve nga komuna, veç një ditë më parë pati raportuar Kiks Kosova.

Vendimi për të hapur hyrjen e nënkalimit nëntokësor u mor një ditë pas transmetimit të këtij emisioni.

Related Articles