Njohësi i rrethanave politike, Ismail Tasholli, ka përmendur tri gjendje që, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar në rrugën deri në ardhje në pushtet.
Tasholli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përmendur se një ndër kushtet e para është, siç e quan ai, flirtimi me religjionin për “kalkulime elektorale”.
“Gjatë udhës për në pushtet, mandej në pushtet, VV ka kriju tri kushte – gjendje të domosdoshme për zhvillimin e diçkaje, për “të tjerët”, që lehtë e pa u vrejt’ , lirinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) do të mund ta përdorin si vegël e jo qëllim. Kushti i parë: duke flirtuar me elemente religjioze për kalkulime elektorale, ka ngjall ambicien e fjetur politike të disa mësuesve fetarë, që as dreqi se di çka dojnë, por pushtetin kanë qëllim”, ka shkruar ndër të tjera ai.
“Prej shamive, në Prishtinën a masluftës së dytë botërore, që e kanë dominu shehrin, me ni sabah kemi kalu në sheshira republika”, vijon postimi i tij.
Postimi i plotë: