Më 18 mars, trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse publikoi listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës më 29 mars në Cyrih.
Trajneri francez, Alain Giresse i ka ftuar 23 lojtarë për këto dy miqësore, por sulmuesi i Hajduk Splitit, Emir Sahiti nuk mund t’i bashkohet “Dardanëve” për shkak të një lëndimi.
Në vend Emir Sahitit është ftuar qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Giresse do të debutojë me Kosovën më 24 mars ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
CILA ËSHTË FORMA E LOJTARËVE PARA DY MIQËSOREVE NDAJ BURKINA FASOS DHE ZVICRËS
PORTIERËT
Gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muric nuk ka pasur konkurrencë te skuadra turke Adana Demirspor. 23 vjeçari I ka bërë 25 paraqitje në këtë sezon në të gjitha kompeticionet me skuadrën turke.
Muric ka munguar vetëm dy ndeshje për shkak të një lëndimi në kokë. Forma e mirë e tij është komplimentuar vazhdimisht nga njohësit e sportit dhe nga gazetat ndërkombëtare sportive.
Me formën që po e kalon Muric te Adana duket se vendin e startuesit do ta ketë të sigurt te Kosova.
Edhe Visar Bekaj është duke treguar formë të mirë në futbollin shqiptar, 24 vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutuar te skuadra e Tiranës.
Bekaj në këtë sezon I ka bërë 28 paraqitje, 24 në Superiore dhe tri tjera në Kupën e Shqipërisë.
Kosova çalon te portierët vetëm te Samir Ujkani. 33 vjeçari që këtë sezon iu ka bashkuar Empolit nuk e ka bërë asnjë paraqitje në Serie A.
Ujkani e ka bërë vetëm një paraqitje në Kupën e Italisë duke i pranuar tre gola.
QENDËRMBROJTËSIT
Nw qendër të mbrojtjes Giresse ka opsione si Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti dhe Betim Fazliji.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është duke kaluar në formë jetike me skuadrën e Napolit.
28 vjeçari është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në Serie A në këtë sezon me skuadrën e Napolit që po garon për titullin e kampionit.
Rrahmani i ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën napolitane duke krijuar një dyshe të fortë me senegalezin Koulibaly. Vlera momentale e Rrahmanit në tregun e transferimeve është ngritur në 25 milionë euro.
Mbrotjësi i gjatë 1.96 m, Mirlind Kryeziu është shndërruar në një linder në qendrën e mbrojtjes për skuadrën e Zurich.
Kryeziu është paraqitur në 26 ndeshje për Zurich në Superligën Zvviceriane duke i shënuar tre gola dhe një asistim.
Trajneri Giresse ka një opsion të mirë për qendrën e mbrojtjes për dy miqësoret ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Një tjetër mbrojtës që po bën paraqitje solide te skuadra zviceriane, Zurich është Fidan Aliti.
Aliti i ka bërë 26 paraqitje në Superligën zviceriane duke e bërë një asistime dhe është ndëshkuar gjashtë herë me karton të verdhë.
26 vjeçari tashmë është dëshmuar te Kosova, por pritet të ketë konkurrencë të madhe për një vend titullari në fazën mbrojtëse. Kujtojmë që Aliti mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Lumbardh Dellova është opsion shtesë për Alain Giresse për fazën e mbrojtëse. Qendërmbrojtësi Kosovar u ftua në vend të Emir Sahitit. Dellova po bën paraqitje të mira në këtë sezon me skuadrën e Ballkanit që është në krye të Superligës së Kosovës në futboll.
Fazën e mbrojtësve të qendrës e mbyll Betim Fazliji i cili paraqitet për skuadrën zviceriane St. Gallen.
22 vjeçari këtë sezon i ka luajtur 20 ndeshje në Superligën e Zvicrës duke treguar paraqitje të mira me St. Gallen.
Fazliji është ndëshkaur katër herë më karton të verdh dhe një herë me karton të kuq.
KRAHËT E MBROJTJES
Giresse si opsione në mbrojtje të krahve ka lojtarë si Mërgim Vojvoda, Lirim Kastrati dhe Florent Hadergjonaj, duke mos e anashkaluar edhe Fidan Alitin në rast nevoje.
Mërgim Vojvoda ka arritur që të shndërrohet një lojtar titullar te Torino në ndeshjet e fundit, pas vështirësive që i kishte në fillim të sezonit.
27 vjeçari ka luajtur në 22 ndeshje në këtë sezon për Torinon duke bërë paraqitje fantastike. Vojvoda po luan si mbrojtës i avancuar në krahun e majtë edhe pse pozita e tij natyrale është krahu i djathtë.
Barazimi 1-1 ndaj Juventusit ka qenë njëra prej paraqitjeve më të mira të Vojvodës për Torinon në këtë sezon. Me këtë formë që po e kalon 27 vjeçari është një armë shtesë për Giresse si për krahun e majtë ashtu edhe për krahun e djathtë.
Një opsion i mirë për krahët e mbrojtjes është Florent Hadërgjonaj i cili luan në Superligën e Turqisë për Kasimpasporin.
Hadërgjonaj në këtë sezon i ka bërë 25 paraqitje në Superligë duke shënaur një gol dhe një asistim.
27 vjeçar është titullar i padiskutuar te Kasimpa duke treguar formë solide prej fillimit të sezonit.
Edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Lirim Kastrati është duke bërë paraqitje të mira në futbollin hungarez.
Kastrati në këtë sezon i ka bërë 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet në futbollin hungarez duke shënuar një gold he dy asistime me skuadrën e Upjestit.
MESFUSHA
Ibrahim Dresevic, Blendi Idrizi, Florian Loshaj, Toni Domgjoni, Florent Muslija dhe Valon Berisha janë opsione për mesfushën për trajnerin Alain Giresse.
Ibrahim Dresevic te skuadra e holandeze Heerneven luan në qendër të mbrojtjes, por te Kosovën ë ndeshjet e fundit ka luajtur si mesfushor qendror përpara mbrojtëseve.
Dresevic i ka bërë 21 paraqitje në ligën holandeze Eredivisie nga 27 xhiroja të kaluara.
25 vjeçari po ashtu i ka luajtur edhe tri ndeshje në Kupën e Holandës. Ai është një opsion i mirë për trajnerin e “Dardanëve” pasi mund të llogarisë në të edhe për mesfushe dhe mbrojtje.
Mesfushori qendror, Blendi Idrizi po ka vështirësi që ta blindoj vendin e titullarit te skuadra e Schalkes në Bundesliga 2.
Idrizi i ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon duke e shënuar një gol dhe një asistim në Bundesliga 2, por në disa ndeshje është inkuadruar si rezervist.
23 vjeçarin minutat e pakët mund ta paralizojnë te Kombëtarja e Kosovës, por përfundimisht kjo do të vlerësohet nga trajneri francez, Alain Giresse.
Një situatë jo të mirë po e kalon edhe mesfushori Florian Loshaj, pasi nga 26 xhiro nga futbolli polak me skuadrën e Cracovias është paraqitur në 19 ndeshje.
Nga këto 19 paraqitje 25 vjeçari ka shënuar një gold he një asistim. Shqetësuese mbetet se mesfushori kosovar në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar si rezervist. Bile në ndeshjen e fundit më 20 mars ndaj skuadrës së Piast Gliëice, Loshaj ka luajtur vetëm për një minutë duke u inkuadruar në lojë në minutën e 90-të.
Në një situatë të njëjtë është mesfushori Toni Domgjoni i cili paraqitet te skuadra holandeze Vitesse.
Domgjoni e ka fituar besimin e trajnerit gjerman Thomas Letsch në sezonin pranveror duke startuar prej fillimit, pasi në sezonin vjeshtor e kishte të vështirë të luante në formacionin startues.
23 vjeçari i ka bërë 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet, kurse në Eredivisie i ka bërë vetëm 12 paraqitje.
Njëri prej mesfushorëve më në formë te Kosova është Florent Muslija i cili i ka shënuar katër gola dhe dy asistime nga 22 ndeshje në Bundesliga 2.
Muslija po ashtu luan edhe si sulmues i krahut, por pozita e tij natyrale është mesfushorë i avancuar.
Mesfushori Valon Berisha ka pasur një sezon të ndërlikuar për shkak të lëndimit, duke i bërë vetëm 12 paraqitje në Ligue 1.
29 vjeçari në ndeshjen e fundit ndaj Lyonit është rikthyer në fushën e gjelbër në barazimin 0-0 ndaj Lyonit.
Berisha u inkuadr në lojë në minutën e 60-të duke bërë një paraqitje të mirë.
SULMUESIT
Kosova në fazën e sulmit ka lojtarë si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Astrit Selmani, Zymer Bytyqi dhe Elbasan Rashani.
Vedat Muriqi është kthyer në tjetër lojtar prej transferimit të tij te skuadra e Mallorcas në La Liga.
Muriqi është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Mallorcës duke shënuar dy gola dhe një asistim në tetë paraqitje për skuadrën spanjolle.
Rikthimi i Muriqit është sinjal pozitiv për trajnerin Giresse i cili mund të llogaris në të për dy miqësoret e marsit.
Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani është duke kaluar në formë jetësore te skuadra franceze Clermont Foot.
28 vjeçari i ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime nga 25 ndeshje në Ligue 1 duke lënë mbrapa yje si Messi dhe Neymar me statistika.
Rashani pritet të jetë armë e fortë në fazën e sulmit të cilën do ta përdor trajneri Giresse.
Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova iu bashkua skuadrës franceze Lille nga Baseli në afatin kalimtar të janarit.
22 vjeçari i ka bërë katër paraqitje në Ligue 1 me skuadrën e Lille duke e shënuar një gol, po ashtu Zhegrova luajti edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Lille për 9 minuta.
Te Baseli, Zhegrova bëri paraqitje fantastike duke shënuar dy gola dhe gjashtë asistime në 8 ndeshje, ai po ashtu i kishte shënuar edhe dy gola në Ligën e Konferencës nga katër paraqitje.
Qendërsulmuesi Astrit Selmani është duke vazhduar me paraqitje të mirë në futbollin suedez me skuadrën Hammarby.
Selmani nga tetë paraqitje në të gjitha garat në vitin 2022 i ka shënuar tetë gola dhe dy asistime, duke treguar formën e lartë që është duke e kaluar.
Sulmuesi i krahut të majtë Zymber Bytyqi është titullar i padiskutueshëm te skuadra e Konyasporit.
25 vjeçari i ka shënuar katër gola dhe pesë asistime nga 29 ndeshje në Superligën e Turqisë./GAZETA ENIGMA/