Ancelotti i dashuruar në Son: Real Madridi përgatit ofertën e majme në drejtim të Tottenhamit

Ancelotti i dashuruar në Son: Real Madridi përgatit ofertën e majme në drejtim të Tottenhamit

Son Heung-min po përgatitet për lëvizjen e radhës në karrierën e tij, pasi ka arritur statusin e lojtarit të klasit botëror gjatë sezoneve të fundit në Tottenham.

Reprezentuesi koreano-jugor përfundoi në vendin e 11-të në renditjen e Topit të Artë në fillim të tetorit dhe shënoi 23 gola në Ligën Premier sezonin e kaluar në rrugën e tij për t’u bërë një nga sulmuesit kryesorë në botë.

Dhe ai tani mund të jetë në prag të largimit nga veriu i Londrës, pavarësisht nga një kontratë që e mban atje deri në vitin 2025, me Real Madridin të interesuar për shërbimet e tij, sipas gazetës gjermane SPORT1.

SPORT1 ka raportuar se trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, ka vëzhguar përparimin e 30-vjeçarit, i impresionuar qartë nga cilësitë e sulmuesit.

Jo vetëm që është i aftë të bëjë përpjekje mahnitëse solo, por Son është gjithashtu jashtëzakonisht i shpejtë dhe ka një sy për pasime që e vënë bashkëlojtarin përballe me portierin.

Si rezultat, Son është bërë shpejt një nga lojtarët sulmues më vdekjeprurës në Evropë, pavarësisht mbërritjes në Tottenham si një lojtar i panjohur.

Por, Spurs nuk do ta lejojnë largimin e tij aq lhetë, derisa mund të kërkojnë afro 100 milionë euro për kartonin e tij. 

Related Articles