Ancelotti: Nuk kënaqemi me gjysmëfinale e duam finalen

Ancelotti: Nuk kënaqemi me gjysmëfinale e duam finalen

Kalimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duket se nuk është sukses i mjaftueshëm për trajnerin Italian, Carlo Ancelotti.

Real Madrid do të luajë në gjysmëfinale të kësaj gare ndaj Manchester Cityt, një rival tejet i vështirë për t’u kaluar.

Megjithatë, trajneri Italian ka thënë se nuk mjaftohet vetëm me kalimin në gjysmëfinale, pasi kërkon finalen e madhe.

“Është një sfidë që e ka presionin e njëjtë, për ne dhe për Cityn. Për ne nuk është një sukses të jemi në gjysmëfinale, por do të ishte nëse shkojmë në finale. Për ta bërë këtë, duhet ta eliminojmë Cityn”, ka deklaruar Carlo Ancelotti.

Ai ka thënë se skaudra e tij do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Manchester Cityt.

“Duhet ta bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Cityt. Heqja e përparësisë së golit të mysafirit në dy sfidat e bën edhe më të hapur sfidën. Në këto tipe garash, ekziston një dozë lumturie dhe kënaqësie kur arrin në gjysmëfinale, por edhe një preokupim për sfidën kundër një ekipi mjaft të fortë si City”, deklaroi Ancelotti.

Manchester City – Real Madrid luhet sonte nga ora 21:00./GAZETA ENIGMA/

Related Articles