Trajneri Carlo Ancelotti, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Ai tregoi për lidhjen e veçantë që kishte me Berlusconin, gjatë viteve që kaloi tek Milan, ku edhe kishte fituar dy tituj të Champions.
Ancelotti e quajti ish-kryeministrin italian një burrë besnik dhe të sinqertë.
“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku”, tha Ancelotti.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, vdiq në moshën 86-vjeçare.
Ai ishte diagnostikuar me leukimi akute.
Berlusconi kishte në pronësi të tij klubin e famshën, AC Milan e më pas edhe Monzan.