Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, ka treguar frikën që ka për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës, duke pranuar se “shanset” i kanë të vogla për ta ndaluar këtë proces.
Në një tentativë të tij, ai ka kërkuar nga qeveria serbe që formojnë një ekip për “fillimin e luftës”.
“Unë kërkoj që urgjentisht të formoni një ekip, i cili do të merret me të dhe do të fillojë të luftojë. Shanset tona janë të vogla, minimale, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ngremë duart lart, të ankohemi e të qajmë. Si një ekip që u formua për Kombet e Bashkuara dhe Srebrenicën. Dhe unë do të jem gati, nëse do të jetë e nevojshme, të shkoj të kaloj shtatë ditë atje, nuk ka rëndësi edhe sa kohë, dhe të luftoj për vendin tonë dhe interesat e popullit tonë në tërësi. Për këtë arsye po i kërkoj qeverisë që urgjentisht të formojë ekipin e saj dhe njerëzit nga kabineti im mund të jenë aty për të ndihmuar në çdo mënyrë”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu u ankua se po “pozita e popullit tonë do të jetë gjithnjë e më e vështirë” në Kosovë.