Anëtarësimi në BE, Kurti: Nuk mjafton vetëm “perspektiva në BE”, njerëzve u duhen afate kohore

Anëtarësimi në BE, Kurti: Nuk mjafton vetëm “perspektiva në BE”, njerëzve u duhen afate kohore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mjafton vetëm fraza “Perspektiva në Bashkimin Evropian”, por duhet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kurti foli në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar Bashkimin Evropian që në Samitin e Tiranës rikonfirmoi angazhimin e saj për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton perspektiva në BE. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu theksoi se duhet të ketë më shumë ambicie për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, me më shumë iniciativa dhe investime në rajon që përfitojnë njerëzit”, shtoi Kurti.

Kurti është duke qëndruar në Vjenë, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Related Articles