Anëtarët e PSD-së e gjuajnë Kurtin me qershi

Anëtarët e PSD-së e gjuajnë Kurtin me qershi

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, po do ta prezantojë buxhetin 2023.

Ata kanë hedhur qershi edhe para hyres së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat.

Related Articles