Anglia deklason Ukrainën, siguron gjysmëfinalen kundër Danimarkës

Anglia deklason Ukrainën, siguron gjysmëfinalen kundër Danimarkës

Bëhen të ditura të gjithë ekipet gjysmëfinaliste: Italia, Spanja, Danimarka dhe Anglia. Në gjysmëfinale takohen: Itali – Spanjë dhe Danimarkë – Angli.

Me golat e shënuar nga Harry Kane (4′ dhe 50′), Harry Maguire 46′ dhe Jordan Hendersen 63′, Anglia e drejtuar nga strategu, Gareth Southgate, ka demoluar Ukrainën e Anri Shevçenkos në çerekfinalen e fundit të zhvilluar sot.

Ashtu siç ishte pritur nga njohësit e futbollit, Anglia e ka dominuar lojën në tërësi, në çdo cep të fushës dhe në të gjitha statistikat, përfshi edhe posedimin e topit (53% – 47%), duke sinjalizuar qartë Danimarkën, me të cilën takohet në gjysmëfinale, se do të ketë punë aspak të lehtë, sikurse edhe dy pretendentet tjera europiane, shtetet e traditës së futbollit nga ishulli Iberik, Spanjë e Itali.

Kujtojmë që të tri ndeshjet e radhës, të fundit në këtë europian, dy gjysmëfinalet dhe finalja – zhvillohen në Londër, ndërsa autoritetet kompetente kanë paralajmëruar paraprakisht se do të jenë në dispozicion të gjërë të publikut, dhe se stadiumi do të mbushet me shikues si asnjehërë më parë ç’prej se janë vendosur masat e pandemisë vitin e kaluar, gjegjësisht me 75% të kapacitetit të tij.

Kujtojmë që nesër dhe pasnesër të gjitha ekipet gjysëfinaliste do të kenë dy ditë pushimi, ndërsa ndeshja e parë gjysmëfinale Spanjë – Itali zhvillohet më 6  korrik, ndërsa ajo Danimarkë – Angli një ditë më vonë, më 7 korrik.

Related Articles