Anglia e nis furishëm pjesën e dytë, i shënon dy gola të shpejtë Ukrainës

Anglia e nis furishëm pjesën e dytë, i shënon dy gola të shpejtë Ukrainës

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar dy gola për pesë minuta ndaj Ukrainës në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes çerekfinale të Euro 2020.

Tre Luanët e mbyllen me epërsi 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ukrainës falë golit të Harry Kane (4’).

Megjithatë, fillimi i pjesës së dytë ka ardhur furishëm për ekipin e Gareth Southgate që shënuan dy gola të shpejtë.

Anglia gjeti rrjetën dy herë brenda pesë minutave dhe është gati të sigurojë gjysmëfinalen e Euro 2020.Fillimisht ishte Harry Maguire (46’), i cili shënoi me kokë për 0-2, ndërsa Kane (50’) shënoi për 0-3.

Të dy golat u asistuan nga mbrojtësi i majtë Luke Shaw. /Gazeta Enigma/

Related Articles