Finalja e Euro 2025 për femra në “St. Jakob-Park” të Bazelit solli një përballje epike mes Anglisë dhe Spanjës, përpara një publiku rekord.
Spanja kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të me golin e Marionës Caldentey, pas një krosimi nga Ona Batlle.
Anglia u trondit nga lëndimi i Lauren James, por Chloe Kelly ndikoi menjëherë në lojë, duke asistuar për Alessia Russon, që barazoi në minutën e 57-të.
Pjesa e dytë dhe koha shtesë ishin plot ritëm e raste nga të dyja palët, por pa gola. Spikati portierja spanjolle Cata Coll me pritje vendimtare, ndërsa Lucy Bronze ishte mbështetja kryesore e Anglisë në mbrojtje.
Gjuajtjet e penalltive i dhanë emocionin final ndeshjes. Beth Mead humbi fillimisht për Anglinë, por më pas spanjollet gabuan tri herë radhazi.
Chloe Kelly vulosi fitoren 3–1 për Anglinë, duke i dhënë skuadrës së Sarina Wiegman trofeun historik.