Anglia heq masat anti-Covid

Anglia heq masat anti-Covid

Nga dita e sotme shumë prej masave të vendosura nga koronavirusi në Britani janë hequr. Kryeministri Boris Johnson ka kërkuar që gjithsesi të tregohet kujdes.

Me vendimin e ri, nuk ka kufizime se sa njerëz mund të takohen ose të marrin pjesë në aktivitete, në klube të rihapura edhe gjatë mesnatës dhe në restorante. Ndërsa ministri përgjegjës për vaksinimin ka njoftuar se së shpejti do të nisë vaksinimi për fëmijët nga 12 vjeç deri në 17 vjeç.

Në një video të postuar në Tëitter pasditen e djeshme, Kryeministri britanik tha se tani ishte “momenti i duhur” për të kaluar në fazën e fundit të daljes nga bllokimi.

“Nëse nuk e bëjmë tani, duhet të pyesim veten se kur do mund ta bëjmë?” tha ai, duke shtuar se virusi do të kishte avantazhin e motit të ftohtë në vjeshtë dhe dimër: “Ne duhet të veprojmë me kujdes. Duhet të kujtojmë se ky virus është fatkeqësisht akoma aty. Rastet po rriten, kemi rritje ekstreme të variantit Delta.”

Related Articles