Antikontrabanda zbulon dhe konfiskon 350 palë mbathje sportive në Prizren

Antikontrabanda zbulon dhe konfiskon 350 palë mbathje sportive në Prizren

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës ka konfiskuar 350 palë mbathje sportive në regjionin e Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.

Antikontrabanda gjatë një kontrolli ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 350 palë mbathjeve sportive pa prejardhje përmes rrugëve ilegale.

Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse. /Gazeta Enigma

Related Articles