Sulmuesi brazilian i Ajaxit, Antony ka qenë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë.
Por gjiganti holandez Ajax Amsterdam nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e yllit të tij dhe ka refuzuar çdo ofertë të Djajve të Kuq.
Duke marrë parasysh se Antony është i paarritshëm, United ka ndërruar objektivin dhe tani synon afrimin e belgut Yannick Ferreira Carrasco.
Ylli i Atletico Madrid është i hapur për një kalim në Ligën Premier ku do të luante rregullisht në krahun e majtë të sulmit të Djajve të Kuq.
Mirror ka raportuar se United kanë përgatitur ofertën prej 60 milionë funteve për shërbimet e belgut.
Atletico po shqyrton mundësinë ta shes Carrascon, pasi Simeone ka ndërruar modulin e formacionit dhe nuk do të luaj me sulmues anësorë.