Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, Suma për Gazetën “Enigma”: Vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj

Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, Suma për Gazetën “Enigma”: Vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit, shkruan Gazeta Enigma.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma, derisa i njëjti këtë vendim për Gazetën “Enigma”, e ka cilësuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj.

“Unë mendoj se është një vendim i drejtë, kryesisht në përputhje me ligjin për shkak se veprimet e kundërkandidatit kanë qenë antiligjore. Të gjithë e dimë se asnjë person nuk ka të drejtë të futet në vendvotime nëse është kandidat për këshilltar komune, apo edhe për deputet dhe kandidati edhe vet e pranon në një prononcim për media se është e vërtet që ka vizituar të gjitha vendvotimet,  jo në cilësinë e votuesit, por, në cilësinë e shtabit zgjedhor”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim  edhe 23 vendvotime në total, të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, pasi ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.

Related Articles