MSh njofton qytetarët se të premten mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

MSh njofton qytetarët se të premten mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet nga MSH.

Dita/Data:  E premte, 22 tetor 2021

Vendi:  Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë

Ora: 10:00-17:30

Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles