Arb Manaj të premten zyrtarizoi kalimin te Drita nga Ballkani, duke u bërë ‘goditja’ e madhe e nënkampionit në këtë afat kalimtar.
Drita duke se fitoi garën me disa nga klubet e Superligës së Kosovës, që po ashtu kishin shprehur interesim për Arb Manajn.
Por ky transferim duket se është bërë ‘kot’ nga Drita dhe Arb Manaj do të duhet të kthehet pas në Ballkan, pasi në bazë të rregullores, ai nuk do të mund të luajë në tri klube brenda një sezoni.
Lojtari sezonin 2023/24 e nisi te Slaven Belupo, ku ka zhvilluar tri ndeshje zyrtare në muajin korrik dhe gusht, para se të kalonte te kampioni i Kosovës.
Në bazë të “Rregullorja për statusin e lojtarëve” që është në fuqi nga viti 2021 në FFK, lojtari mund të regjistrohet në tri klube, por jo të luajë për tri klube brenda një sezoni.
“Lojtari mund të regjistrohet në maksimum tri klubet gjatë një sezoni futbollistik. Gjatë kësaj periudhe, lojtari ka të drejtë të luajë në ndeshje zyrtare vetëm për dy klube.”, thuhet në pikën 3 te nenit të pestë.
Përjashtim bëhet vetëm në rastet, kur kampionatet kanë sezona të ndryshime, si përshembull ai suedez dhe kosovar.
Pra me rregullat në fuqi, transferimi i Arb Manajt te Drita me shumë gjasë do të anulohet dhe lojtari do të duhet të kthehet te kampionët aktual.