Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, së fundmi ka bërë të ditur se në emër të partisë së tij, sot, në Kuvendin e Kosovës, ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, shkruan GazetaEnigma.
Gashi lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në rrjetin social Facebook.
“Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik. Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka shkruar Gashi
/ GazetaEnigma
Postimi i plotë: