Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kroat.
Skuadra ku aktivizohet kosovar, Slaven Belupo, shënoi fitore sonte në udhëtim te Sibeniku, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në HNL – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:2, teksa të dy golat u shënuan nga Hoxha.
24-vjeçari shënoi në minutat 71 dhe 89. Ai tani numëron 4 gola dhe një asistim këtë sezon.
Slaven Belupo renditet në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë.
Dva pogotka Hoxhe za tri velika boda u Šibeniku! Tako je Slavene! ???????????? pic.twitter.com/J9W8swNTkx— NK Slaven Belupo (@nkslavenbelupo) October 14, 2022